Formacioni kuqezi, Mavraj titullar!

E publikuar: 29/03/2015 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Kolnit, pavarësisht se nuk është stërvitur me skuadrën gjatë javës rreshtohet përkrah Lorik Canës

E pabesueshme! Mërgim Mavraj e nis titullar ndeshjen me Armeninë në “Elbasan Arena”. Mbrojtësi i Kolnit, pavarësisht se nuk është stërvitur me skuadrën gjatë javës rreshtohet përkrah Lorik Canës në qendër të mbrojtjes, ndërsa nga krahët luajnë Hysaj dhe Agolli. Burim Kukeli dhe Amir Abrashi janë vendosur para mbrojtjes, ndërsa nga e djathta Taulant Xhaka dhe Roshi në të majtë. Ledian Memushaj luan pas sulmuesit të avancuar Sokol Cikalleshi. Përsa i përket portës, mbetet i padiskutueshëm Etrit Berisha.