Formacioni i javës së X-të në IPKO Superligë – Rikthehen lojtarët e Dritës, po ashtu edhe Drenica dhe Llapi me individë të spikatur

E publikuar: 18/10/2018 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e 10-të e Superligës ka vazhduar më vetëm katër ndeshje të zhvilluar, pasi Feronikeli – Prishtina dhe KEK-u – Ferizaj nuk u zhvilluan.

Kjo pasi lojtarë të këtyre klubeve ishin të ftuar nga ekipet përfaqësuese të Kosovës.

Të katër ndeshjet sollën shumë gola.

Drita u këndell ndaj Dritës, ku fitoi me rezultat 6-1, ndërsa edhe Llapi fitoi në shtëpi ndaj Gjilanit 3-1.

Si mysafirë bindshëm fituan 89-shi dhe Drenica që mposhtë Lirinë dhe Flamurtarin.

Telegrafi ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës së 10-të.

Portieri

Afrim Ademi u tregua i jashtëzakonshëm përballë Gjilanit duke pritur një penallti dhe tri raste të pastra.

Mbrojtja

Shkëlzen Lushtaku i Drenicës në të djathtë, në qendër Egzon Sinani i Llapit dhe Fidan Gërbeshi i Dritës, ndërsa në të majtë Arbër Shala po ashtu i Dritës.

Mesfusha

Taulant Dajaku i Drenicës po zhvillon një stinor të jashtëzakonshëm ku shënoi ndaj Flamurtarit dhe asistoi po ashtu. Me të kapiteni i 89-shit, Ylber Maloku.

Më të avancuar Mircevski i 89-shit, Alidema i Llapit dhe Uka i Drenicës, që të tre shënues në ndeshjet me skuadrat e tyre.

Sulmi

Betim Haxhimusa shkëlqeu këtë javë. Ai arriti të shënojë dy herë edhe pse ka mundur ta mbyll ndeshjen me het-trik.

Ai po e gjen formën e tij më të mirë dita e ditës. /Telegrafi/