Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, gjashtë futbollistë nga Barcelona

E publikuar: 16/03/2018 08:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë mësuar skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich, Sevilla, Roma dhe Barcelona janë katër skuadrat e fundit që kanë siguruar këtë rang garash.

Kësisoj tani UEFA ka publikuar edhe formacionin e javës në Ligën e Kampionëve të katër ndeshjeve që janë zhvilluar në mesjavë.

Më së shumti futbollistë në këtë formacion ka gjiganti katalunas Barcelona plot gjashtë sosh.

Me tre futbollist është Roma që eliminoi skuadrën ukrainase Shakhtar Donetsk.

Ndërkohë Bayern Munich dhe Sevilla kanë nga një përfaqësueses në formacionin e javës në Ligën e Kampionëve.

Marc Andre Ter Stegen, Samuel Umtiti, Gerard Pique dhe Jordi Alba janë nga Barcelona në fazën defensive, ndërsa në sulm është gjeniu Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Kevin Strootman, Federico Fazio dhe Aleksander Kolarov janë nga Roma.

Ndërkohë Thiago Alcantara përfaqëson Bayernin në këtë formacion dhe Ben Yedder Sevillën. /Telegrafi/