Formacionet zyrtare – United kërkon të vazhdojë me fitore ndaj Bournemouthit

E publikuar: 03/11/2018 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United udhëton te Bournemouthi në mesditën e të shtunës.

Një ditë e bukur, por e vështirë do të jetë kjo për Unitedin në udhtim.

Pikërisht ka nëntë ndeshje pa humbje skuadra e Bournemouth para publikut të vet.

Bournemouth ka në dyshim Francis dhe King, kurse te United mungojnë sigurt Fellaini, Valencia dhe Dalot të gjithë për shkak të lëndimeve.

United ka tri ndeshje pa humbje prej të cilave dy fitore dhe do të kërkojë që të vazhdojë formën pozitive në kampionat për të vazhduar luftën drejt ngjitjes në kreun tabelar aty ku janë top skuadrat.

Formacioni i Bournemouth: Begovic, Francis, S. Cook, Ake, Smith, Stanislas, L. Cook, Lerma, Fraser, Brooks, Wilson

Formacioni i Man Utd:De Gea, Young, Lindelöf, Smalling, Shaw, Matic, Fred, Pogba, Mata, Sanchez, Martial