Formacionet zyrtare: United dhe PSG zhvillojnë sfidën e parë në Ligën e Kampionëve

E publikuar: 12/02/2019 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Është kjo njëra prej përballjeve të shumëpritura nga futbolldashësit, ndërsa takimi i parë ndërmjet këtyre ekipeve zhvillohet në Old Trafford.

Djajtë e Kuq pozicionohen në vend të katërt në Ligën Premier, ndërsa PSG është lider pa konkurrencë në tabelën e Ligue 1.

Trajnerët Ole Gunnar Solskjaer dhe Thomas Tuchel i kanë gati formacionet për këtë përballje shumë të rëndësishme.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Young, Shaw, Bailly, Lindelof, Matic, Herrera, Pogba, Lingard, Martial, Rashford.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Buffon; Bernat, Kimpembe, Silva, Kehrer; Marquinhos, Draxler, Verratti; Di Maria, Mbappe, Alves.

Ndeshja tjetër e të martës mbrëma në kuadër të 1/8 së finales është ndërmjet Romës dhe Portos. /Telegrafi/