Formacionet zyrtare: Real Madridi synon t’i kthehet fitores në ndeshjen ndaj Levantes, Bardhi titullar

E publikuar: 24/02/2019 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Levante dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë mysafirë të Levantes në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin Ciutat de Valencia.

Skuadra e Santiago Solarit vjen në këtë ndeshje pas një humbje turpëruese nga Girona dhe synon t’i kthehet fitores për të mbetur në hap me Barcelonën dhe Atletico Madridin.

Në anën tjetër, vendasit kanë fituar thellë të Celta Vigo në udhëtim dhe duan ta vazhdojnë këtë formë për të marr rezultat pozitiv edhe ndaj Real Madridit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te vendasit Enis Bardhi luan nga minuta e parë.

Levante: Aitor; Erick Cabaco, Vezo, Rober; Simon Rochina, Campana, Bardhi, Luna; Roger, Morales;

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Nacho, Reguilon; Modric, Casemiro, Kroos; Lucas, Benzema, Vinicius Jr.

/Telegrafi/