Formacionet zyrtare: Milani luan në Luksemburg përballë F91 Dudelange

E publikuar: 21/09/2018 07:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani luan si mysafir i F91 Dudelange në ndeshjen e parë të fazës grupore të Europa League.

Rossonerët janë favoritë të ndeshjes së Grupit F që zhvillohet në Stade Jos Nosbaum në jug të Luksemburgut.

Trajneri i ekipit italian, Gennaro Gattuso, kërkon pikë të plota në këtë përballje, në mënyrë që Milani të mos ketë telashe në kalimin e grupit.

Nga ana tjetër, vendasit që luajnë para tifozëve të vet, do të përpiqen të bëjnë paraqitje sa më të mirë.

Formacioni zyrtar i F91 Dudelange: Frising, Malget, Schnell, Premph, El Hriti, Stolz, Couturier, Stelvio, Kruska, Sinani, Turpel.

Formacioni zyrtar i Milanit: Reina, Abate, Caldara, Romagnoli, Laxalt, Bakayoko, Mauri, Bertolaci, Borini, Castillejo, Higuain.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Olympiacos dhe Real Betis. /Telegrafi/