Formacionet zyrtare: Liverpooli dhe Bayerni zhvillojnë sfidën e parë në Ligën e Kampionëve

E publikuar: 19/02/2019 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në stadiumin Anfield, Liverpooli dhe Bayern Munichu zhvillojnë përballjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Dueli ndërmjet klubit anglez dhe atij gjerman konsiderohet si një prej sfidave më interesante në këtë fazë të garës më të madhe evropiane për klube.

Sa u përket kampionateve respektive, Redsat ndajnë vendin e parë në tabelën e Ligës Premier me Manchester Cityn, ndërsa bavarezët qëndrojnë tri pikë prapa Borussia Dortmundit në Bundesliga.

Trajnerët Jurgen Klopp dhe Niko Kovac i kanë gati formacionet më të mirë për këtë takim të rëndësishëm.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Fabinho, Robertson, Wijnaldum, Henderson, Keita, Mane, Salah, Firmino.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer, Kimmich, Sule, Hummels, Alaba, Martinez, Thiago, Gnabry, J. Rodriguez, Coman, Lewandowski.

Ndeshja tjetër e të martës mbrëma zhvillohet ndërmjet Lyonit dhe Barcelonës. /Telegrafi/