Formacionet zyrtare: Kosova kërkon të bëjë historinë ndaj Azerbajxhanit

E publikuar: 20/11/2018 20:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në Ligën e Kombeve kundër Azerbajxhanit.

Përfaqësuesja jonë është në krye të Grupit 3 të Ligës D me 11 pikë të arkëtuara në pesë xhirot e para, nga tri fitore dhe dy barazime.

Ekipi kundërshtar është në vend të dytë me nëntë pikë, nga dy fitore dhe tri barazime. Që do të thotë se asnjëra nga këto ekipe nuk ka pësuar akoma humbje në grup.

Që Kosova të qëndrojë në krye të grupit dhe të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës D duhet që së paku të sigurojë një barazim.

Vetëm humbja do t’ua pamundësonte ‘play-offin’ të zgjedhurve të trajnerit Bernard Challandes.

Formacioni startues i Kosovës: Muric, Aliti, Shala, Kryeziu, Rashica, Zeneli, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Kololli, Muriqi

Formacioni startues i Azerbajxhanit: Agajev, Garayev, Pashajev, Medvedev, Husejnov, Abullayev, Nazarov, Dadasov, Madatov, Almeida, Khalilzade

Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet këtyre skuadrave, ku Përfaqësuesja jonë ishte mysafire, përfundoi me rezultat 0-0. /Telegrafi/