Formacionet zyrtare: Interi dhe Barca zhvillojnë derbin në Milano

E publikuar: 06/11/2018 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi është nikoqir i Barcelonës për ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Sfida e Grupit B zhvillohet në Giuseppe Meazza në Milano dhe është një përballje që do të ndiqet nga dashamirët e futbollit.

Nerazzurrët e humbën përballjen në Camp Nou, ndërsa i kishin fituar dy ndeshjet e mëparshme dhe kanë gjashtë pikë, në vend të dytë në grup.

Nga tri xhirot e para, Blaugranët kanë arritur tri fitore dhe pozicionohen në vend të parë në grup me nëntë pikë.

Trajnerët Luciano Spalletti dhe Ernesto Valverde i kanë gati taktikat e tyre për këtë përballje të rëndësishme.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Vrsaljko, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic, Nainggolan; Politano, Icardi, Perisic.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Dembele, Suarez, Coutinho.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Tottenham Hotspur dhe PSV Eindhoven. /Telegrafi/