Formacionet zyrtare, Francë – Australi

E publikuar: 16/06/2018 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Franca fillon aventurën në Kampionatin Botëror nga ora 12:00 në Kazan Arena.

Australia është kundërshtari i Les Bleus që po vijnë si një prej favoritëve kryesorë për ta fituar garën.

Franca nuk ka humbje në katër ndeshjet e fundit, por kjo nuk është ndonjë përparësi e madhe në krahasim me Australinë që po ashtu s’di për humbje në pesë takimet e fundit.

Megjithatë Franca mbetet favorite absolute në këtë takim që të triumfojë ndaj australianëve të cilët siguruan kualifikimin dhe një pjesëmarrje të katërt në një Kampionat Botëror për kapitenin Tim Cahill.

Didier Deschamps pa ndonjë befasi ka vendosur që të sulmojë nga minuta e parë në këtë takim.

Formacioni i Francës: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez, Pogba, Tolisso, Kante, Greizmann, Mbappe, Dembele

Formacioni i Australisë: Ryan, Milligan, Behich, Risdon, Sainsbury, Mooy, Jedinak, Rogic, Leckie, Kruse, Nabbout.

The post Formacionet zyrtare, Francë – Australi appeared first on Telegrafi.