Formacionet zyrtare: Ajaxi dhe Reali zhvillojnë ndeshjen e parë të të tetës së finales

E publikuar: 13/02/2019 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Johan Cruijff ArenA takohen Ajaxi dhe Real Madridi për sfidën e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i garës më të madhe evropiane është vënë përballë skuadrës holandeze në këtë fazë dhe konsiderohet favorit për të vazhduar në çerekfinale.

Megjithatë, ndeshja në Amsterdam nuk do të jetë e lehtë për Los Blancos, të cilët dëshirojnë rezultat sa më të mirë, para takimit kthyes në Santiago Bernabeu.

Trajnerët Erik ten Hag dhe Santiago Solari i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Ajaxit: Onana, De Ligt, Van de Beek, Neres, Tadic, Mazraoui, Blind, Schone, De Jong, Ziyech, Tagliafico.

Formacioni startues i Real Madridit:

Ndeshja tjetër e kësaj mbrëmjeje (e mërkurë) në Ligën e Kampionëve zhvillohet ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/