Formacionet zyrtare: Ajaxi dhe Bayerni luajnë për pozitën e parë në Grupin E

E publikuar: 12/12/2018 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajaxi është nikoqir i Bayern Munichut për ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Amsterdami është në vend të dytë në Grupin E me 11 pikë, dy më pak se bavarezët që janë në krye.

Të dyja këto ekipe e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të garës më të madhe evropiane për klube, ndërsa po luajnë për pozitën e parë në grup.

Bavarezëve u mjafton barazimi për të qëndruar në krye, derisa holandezët duhet të arrijnë fitore.

Trajnerët Erik ten Hag dhe Niko Kovac i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Ajaxit: Onana – Mazraoui, De Ligt, Wöber, Tagliafico – Frankie de Jong, Blind, Van de Beek – Ziyech, Tadic, Neres.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer – Rafinha, Boateng, Süle, Alaba – Kimmich, Goretzka – Gnabry, Müller, Ribéry – Lewandowski.

Takimi tjetër i këtij grupi zhvillohet ndërmjet Benficas dhe AEK-ut të Athinës. /Telegrafi/