Formacionet startuese: Roma në udhëtim të vështirë te CSKA

E publikuar: 07/11/2018 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma është mysafir i CSKA Moskës për ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Giallorossët e fituan me rezultat 3-0 ndeshjen e parë kundër skuadrës ruse ne Olimpico dhe tash këto dy skuadra do të ndeshen në VEB Arena.

Ekipi italian është në vend të dytë në grup me gjashtë pikë, nga dy fitore dhe një humbje, aq sa ka edhe Real Madridi në vend të parë.

CSKA ka arkëtuar katër pikë, nga një fitore, një barazim dhe një humbje, dhe pozicionohet në vend të tretë në grup.

Trajnerët Viktor Goncharenko dhe Eusebio Di Francesco i kanë gati formacionet e tyre për këtë sfidë të rëndësishme.

Formacioni startues i CSKA Moskës:Akinfeev; Becao, Magnusson, Nababkin; Fernandes, Oblyakov, Akhmetov, Sigurdsson; Bijol, Vlasic; Chalov.

Formacioni startues i Romës: Olsen; Santon, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, Nzonzi; Florenzi, Lo Pellegrini, Kluivert; Dzeko.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Viktoria Plzenit dhe Real Madridit. /Telegrafi/