Formacionet startuese: Manchester City pritet ta kalojë Oxford Unitedin në Kupën EFL, Muriqi fillon nga minuta e parë

E publikuar: 25/09/2018 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City është mysafir i Oxford Unitedit për ndeshjen e raundit të tretë të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup).

Mysafirët janë favoritë për të siguruar një triumf dhe për të vazhduar në raundin e katërt të kësaj gare.

Kundërshtari i Cityt bën gara në nivelin e tretë të ligave angleze (të njohur si League One).

Pep Guardiola e ka gati skuadrën që pritet t’ia sigurojë kualifikimin e mëtutjeshëm në EFL Cup.

Formacioni startues i Oxford Unitedit: Mitchell, Garbutt, Dickie, Nelson, Hanson, Brannagan, Holmes, Whyte, Obika, Long, Baptiste.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Muric, Danilo, Kompany (C), Stones, Otamendi, Zinchenko, Silva, Diaz, Foden, Mahrez, Jesus.

Vlen të theksohet se City i ka regjistruar katër fitore dhe një barazim në pesë xhirot e para në Ligën Premier. /Telegrafi/