Formacionet startuese: Juve kërkon ta forcojë kreun, Atalanta dëshiron pozitë më të mirë në tabelë

E publikuar: 14/03/2018 17:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi është nikoqir i Atalantas për ta zhvilluar ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 26-të në Serie A.

Përballja mes këtyre skuadrave që ishte caktuar të zhvillohej në Allianz Stadium u anulua për shkak të motit të keq dhe borës së madhe.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Zonja e Vjetër është në krye të tabelës në kampionatin italian me një pikë më shumë se Napoli dhe e ka mundësinë që të largohet akoma më shumë me një fitore eventuale në këtë sfidë.

Nga ana tjetër, Atalanta numëron 41 pikë dhe është në vend të tetë në tabelë, ashtu që vendet që çojnë në Europa League akoma janë të arritshme matematikisht.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Gian Piero Gasperini i kanë gati formacionet e tyre startuese.

Formacioni bazë i Juventusit: Buffon; Lichtsteiner, Benatia, Chiellini, Asamoah; Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Mandzukic; Higuain.

Banka rezervë e Juventusit: Szczesny, Del Favero, De Sciglio, Barzagli, Rugani, Alex Sandro, Khedira, Marchisio, Sturaro, Bentancur.

Formacioni bazë i Atalantas: Berisha; Toloi, Mancini, Palomino; Hateboer, de Roon, Haas, Gosens; Cristante, Ilicic, Gomez.

/Telegrafi/