Formacionet startuese: Chelsea për fitore te Huddersfieldi

E publikuar: 13/12/2017 07:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea është mysafir i Huddersfield Town për ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës Premier.

Blutë pozicionohen në vend të tretë në tabelë me tri pikë prapa Manchester Unitedit që është i dyti dhe 14 pikë prapa liderit Manchester City.

Skuadra e Antonio Contes konsiderohet favorite në këtë përballje, pasi i dëshiron me çdo kusht tri pikët.

Nga ana tjetër, ekipi i David Wagner pozicionohet në vend të 12-të në tabelë dhe vazhdon luftën për mbijetesë.

Huddersfieldi aktualisht është pesë pikë larg zonës së rrezikut dhe do të përpiqet të qëndrojë sa më larg.

Formacioni startues i Huddersfield Town: Lossl, Smith, Hogg, Kachunga, Mooy, Lowe, Williams, Ince, Mounie, Zanka, Schindler.

Formacioni startues i Chelseat: Courtois; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; Moses, Kante, Bakayoko, Alonso; Willian, Hazard, Pedro.

/Telegrafi/