Formacionet e mundshme: Liverpool – Crvena Zvezda

E publikuar: 24/10/2018 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

The Anfiled Road do të jetë edhe njëherë mikpritëse e një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Liverpool do të jetë nikoqir i skuadrës serbe të Crvena Zvezdës, ku favorit absolut është ekipi anglez.

Xherdan Shaqiri edhe njëherë do të jetë kundërshtar i një ekipi serb pas ballafaqimit me kombëtaren e Serbisë në kuadër të Botërorit.

Atëbotë futbollisti shqiptar ishte realizator i golit të fitores 2-1 dhe kishte shkaktuar polemika të mëdha shkaku i festimit të golit duke bërë shenjën e shqiponjës me dy duar.

Vlen të theksohet ndeshja mes këtyre dyja skuadrave do të duhet të startojë rreth orës 21:00.

Kujtojmë se Liverpooli gjendet në vendin e dytë të grupit me tre pikë gjersa serbët janë të fundit me një pikë.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Fabinho, Milner; Salah, Firmino, Mane.

Crvena Zvezda: Borjan; Stojkovic, Savic, Degenek, Rodic; Marin, Krsticic, Causic, Jovicic, Fardou Ben Nabouhane; Boakye. /Telegrafi/