Formacionet e mundshme, Bayern Munich – Real Madrid

E publikuar: 25/04/2018 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jupp Heynckes me djelmoshat e tij do të jenë përballë kampionëve aktual të Ligës së Kampionëve, Real Madridit.

Dy klube me histori të madhe do të luajë në Allianz Arena në një ndeshje që pritet të jetë madhështore.

Real Madridi ka në skuadër shënuesin më të mirë dhe mbretin e kësaj garë, Cristiano Ronaldon, i cili ka shënuar në çdo ndeshje deri më tani në këtë garë.

Në anën tjetër është Robert Lewandowski që po ashtu në vitet e fundit ka lënë gjurmë në të gjitha garat.

Gjermanët pothuajse janë të kompletuar, pasi mungon Arturo Vidal dhe portieri Manuel Neuer.

Në anën tjetër spanjollët do të jenë të kompletuar, pasi nga startuesit nuk do të mungojë asnjëri.

Sulmi pritet t’i besohet  Karim Benzemas dhe Cristiano Ronaldos, të mbështetur nga Isco, që do ta lërë në bankë Gareth Balen.

Ndeshja fillon nga ora 20:45. /Telegrafi/

Bayern Munich: Ulreich; Kimmich, Hummels, Boateng, Alaba; Martinez, Thiago; James, Muller, Ribery; Lewandowski

Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modrić, Isco; Benzema, Ronaldo