Formacionet e mundshme: Barcelona – Real Madrid

E publikuar: 06/02/2019 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona do të mirëpresë Real Madridin në Camp Nou për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa del Rey.

Do të jetë vetëm përballja e dytë në sezonin 2018-19 pasi që në takimin e parë katalunasit kishin shënuar fitore të thellë para shikuesve të vetë me rezultat 5-1.

Barcelona po ‘mbretëron’ kohët e fundit në përballjet e El Clasicos gjersa madrilenët kanë korrur sukses si mysafirë në prill të vitit 2016 me rezultat 2-1.

Arthur, Luka Modric dhe Toni Kroos (Photo by David Ramos/Getty Images)

Në tërësi, sot do të jetë ndeshja e tyre 239-të, ku Reali kryeson me 95 fitore kundrejt 93 të Barcelonës, ndërsa 50 ndeshjet tjera kanë përfunduar baras.

Tashmë janë publikuar formacionet e mundshme teksa figuron edhe Lionel Messi, i cili nuk dihet deri në çastin e fundit nëse do të paraqitet në këtë ndeshje.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Arthur, Rakitic, Busquets; Coutinho, Suarez dhe Messi.

Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Lucas, Benzema dhe Bale. /Telegrafi/