Formacionet e Bylbyl Sokolit dhe Ismet Munishit me lojtarët e Botërorit

E publikuar: 09/07/2018 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dueli Botërorit edhe sot ka vazhduar me diskutimet rreth ndeshjeve të Kupës së Botës.

Mysafirët e përhershëm, trajnerët e mirënjohur Bylbyl Sokoli dhe Ismet Munishi kanë përzgjedhur edhe formacionet me lojtarët deri në gjysmëfinalet e botërorit.

Te dy trajnerët kanë përzgjedhur lojtarët me formën më të lartë, ku në mesfushë edhe në sulm kanë lojtarët pothuajse të njëjtë.

Luka Modric ka gjetur vend në formacionet e trajnerit të Besës së Pejës dhe Llapit të Podujevës.

Edhe në fazën e sulmit kanë të përbashkët me Harry Kanen, Kylian Mbappen si dhe Eden Hazardin.

Ndërkohë, dyshja edhe në ditët në vazhdim do të përzgjedhin formacionin përfundimtar të kampionatit botëror.

Ndryshe, ky është emisioni i 25-të i shout sportiv që udhëhiqet nga Fisnik Zymi dhe Arta Nitaj. /Telegrafi/