Formacionet bazë: Tottenhami dhe Interi zhvillojnë ndeshjen vendimtare

E publikuar: 28/11/2018 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tottenham Hotspur dhe Inter zhvillojnë ndeshjen e xhiros së pestë në Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Është kjo një sfidë shumë e rëndësishme për këto dy skuadra që do të ketë ndikim të madh në kualifikimin e mëtutjeshëm.

Spursat janë në vend të tretë në tabelë me katër pikë të arkëtuara dhe duhet të përfitojnë maksimalisht nga ky takim për të shpresuar në kualifikim.

Nerazzurrët, nga ana tjetër, kanë grumbulluar shtatë pikë dhe janë në një pozitë më të mirë, porse nuk guxojnë të humbin në këtë ndeshje.

Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Luciano Spalletti i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Lloris, Aurier, Alderweireld, Vertonghen, Davies, Winks, Sissoko, Lamela, Dele, Lucas, Kane.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet PSV Eindhovenit dhe Barcelonës. /Telegrafi/