Formacionet bazë: Arsenali favorit ndaj Blackpoolit

E publikuar: 31/10/2018 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali është nikoqir i Blackpoolit për ndeshjen e raundit të katërt të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup).

Topçinjtë janë favoritë për të vazhduar tutje në këtë garë, kur kihet parasysh se kundërshtari i tyre bën gara në League One (ligën e tretë në sistemin e futbollit anglez).

Skuadra e Unai Emeryt ka bërë paraqitje të mira në Ligën Premier këtë edicion duke regjistruar shtatë fitore, një barazim dhe dy humbje në dhjetë xhirot e para.

Në ndeshjen e fundit, Arsenali luajti baras (2-2) si mysafir i Crystal Palace.

Nga ana tjetër, Blackpooli ndodhet kah mesi i tabelës në League One dhe nuk është një kundërshtar i denjë për Topçinjtë.

Formacioni startues i Arsenalit: Cech; Jenkinson, Mustafi, Pleguezuelo, Lichtsteiner; Guendouzi, Maitland-Niles; Smith Rowe, Ramsey, Mkhitaryan; Welbeck.

Formacioni startues i Blackpoolit:

/Telegrafi/