Forma e veshit tregon shumë për karakterin dhe poashtu se çfarë iu pret në të ardhmen (Video)

E publikuar: 28/02/2017 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjithçka është krijuar për një arsye dhe jo të gjithë jemi të njejtë, shkruan revista Kosovarja.

Në shumë artikuj të mëparshëm kemi treguar për forma të ndryshme të pjesëve të trupit dhe se çfarë tregojnë ato për karakterin, ndërkaq edhe veshët janë ata të cilët shpalosin shumë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore që do të ballafaqoheni në të ardhmen.

Nëse veshët janë shumë të zbehtë,m atëherë trupit tuaj i mungojnë vitamina dhe minerale.

Nëse veshët janë shumë të kuq, kjo paralajmëron probleme me veshkat.

Nëse veshët janë tejet të kuq dhe kanë temperaturë të madhe, kjo tregon se personi ka probleme me trurin, gjegjësisht me qarkullimin e lartë të gjakut i cili çon në rrezik të ndonjë gjakderdhjeje.

Personat që kanë qime në vesh bëjnë një jetë të shëndetshme dhe nuk rrezikohen nga ndonjë sëmundje.

Sa i përket karakterit, personat që kanë veshë rrumbullak, janë ata të cilët me çdo kusht mundohen të jenë në qendër të vëmendjes dhe të arrijnë, qoftë edhe me truket më të vogla mundohen t;i bëjnë njerëzit për vete. Këta njerëz në të ardhmen do të kenë shumë miq rreth vetes.

Veshët katrorë kanë kryesisht personat në të cilët mund të mbështetemi, me që janë shumë me përgjegjësi të madhe për secilën punë që bëjnë.

Veshët formë diamanti, janë të prirur që në të ardhmen të bëhen të famshëm, me që kreativiteti i tyre kalon kufijtë. Ndonjëherë e kanë shumë të vështirë që shoqëria t’i kuptojë, andaj nuk është për t’u çuditur që shumicën e kohës e kalojnë vetëm.

Veshët që janë shumë të afruar me kokën, tregojnë për personat të cilët i dëgjojnë shumë idetë e të tjerëve duke harruar të vetat.
Ndiqni videon më poshtë dhe do të mësoni më shumë detaje./Kosovarja/