Forlan sugjeron Man Unitedin që të provojë transferimin e Griezmannit

E publikuar: 12/11/2017 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann po kalon një sezon të vështirë me Atletico Madridin dhe gjasat për një largim të tij janë rritur ndjeshëm, teksa për këtë ta folur edhe Diego Forlan.

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit dhe Manchester Unitedit, Diego Forlan beson se Antoine Griezmann mund të largohet nga Wanda Metropolitano në muajin janar.

Forlan pranon se do të ishte e vështirë për francezin që të refuzonte Jose Mourinhon dhe Unitedin.

“Ai është një lojtar i mirë. Do të ishte një fitore e mirë për çdo klub që e transferon”, ka thënë fillimisht Forlan.

Forlan ka shënuar shumë gola dhe ka fituar trofe me Atleticon (Getty Images)

“Unitedi po bëhet gjithnjë mirë e më mirë. Ata po bëjnë shumë mirë në Ligën Premier”.

Forlan duke festuar një gol ndaj Chelseat me fanellën e Djajve të Kuq (Getty Images)

“Është i vështirë vështirë transferimi i tij, është në një klub të mirë, një qytet i madh si Madridi, nuk e di”.

“Do të ishte, nëse ai ka një mundësi, një vendim të vështirë, por Unitedi është gjithashtu një klub i madh, kështu që unë nuk e di, i takon atij të zgjedh”, përfundoi sulmuesi i njohur uruguaian.

Sulmuesi francez është lidhur edhe me skuadra tjera të mëdha, si Barcelona, Real Madridi, Chelsea dhe Bayern Munichu. /Telegrafi/