Forca ushtarake me armatim të rëndë drejt bazës “Jug” në Bujanoc? (Video)

E publikuar: 30/06/2015 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth orës 17:30 të ditës së martë, kolona me makineri ushtarake të Republikës së Serbisë, kanë bërë transportimin e ushtarëve dhe armatimit të rëndë.

Kolona me rreth dymbëdhjetë makineri të rënda ushtarake nga drejtimi i Vranjës janë drejtuar drejt bazës “Jug” në Luginë të Preshevës, respektivisht në periferi të Bujanocit.

Kamionët, përveç që bartnin ushtarët, prapa tërhiqnin edhe topat e kalibrit të madh.

Një lëvizje e ngjashme e forcave të armatosura të shtunën, më 27 qershor, ishte regjistruar edhe në fshatin Tërnoc, kur makineria ushtarake po bënte lëvizjen nga Tërnoci në drejtim të Bujanocit.

Deri më tani nuk ka asnjë informatë nga zyrtarët për lëvizjet e forcave në fjalë. /Titulli.com/