For Honor numëron 15 milion lojtarë aktivë

E publikuar: 11/10/2018 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ubisoft tha se video loja For Honor numëron sot 15 milion lojtarë. E lançuar në Shkurt të 2017-ës, loja është e disponueshme në PlayStation 4, Xbox One dhe PC.


Sakaq më 16 Tetor mbërrin pakoja e re e For Honor e quajtur Marching Fire. Asaj do ti bashkohet një fraksion i ri, Wu Lin, i cili sjell heronj të rinj.

Marching Fire gjithashtu ka një modalitet të ri “Breach” ku njëra palë ruan kështjellën dhe tjetra e rrethon.


Në Multiplayer loja është unike në stilin e saj. Ekipet luftojnë njëlloj si në lojërat me luftë dhe fraksionet bazohen në ushtri historike si kalorësi, samurai dhe vikingë. /Gameworld Albanian