Fondi i Ekselencës së Gjilanit, yrrnek për Fondin Nacional

25.09.2019 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Fondi i Ekselencës së Gjilanit, yrrnek për Fondin Nacional

Çështja e cilësisë në arsim në vendin tone shpeshëherë ndërlidhet kryesisht me mungesën e infrastrukturës së duhur në objektet tona shkollore. Realisht, Kosova ka ndërtuar, rindërtuar, e renovuar një numër relativisht të shkollave në vend. Andaj, ajo që është shumë më e rendësishme se infrastruktura në shkolla është ana tjetër e medaljes. Pra, problem më esencial është “softëare” i sistemit tone të arsimit, e jo aq “hardëare”.

Shkruan: Faton Bislimi

Reformat që janë provuar të bëhen në sistemin tone të arsimit jo vec se kanë dështuar, por në disa raste edhe e kanë denigruar arsimin tone. Neve na duhet të investojmë shumë më shumë në mësimdhënësit tone – jo vetëm në aspektin formal të certifikimit të tyre – por në zhvillimin e vazhdueshëm professional të tyre. Mësimdhënësit tanë realisht kanë qenë shtylla më e fuqishme e rezistencës sonë paqësore para luftës. Ata ishin guardian të shqiptarizmës. Sot më shumë se kurrë neve na duhet të investojmë tek mësimdhënësit tanë, gjithëherë duke nderuar dhe respektuar punën e atyre që me vetflijim na mësuan neve në kohët më të vështira.

Sistemi jonë arsimor duhet të edukojë gjeneratat e reja, e jo vetëm t’I certifikojë ata me diploma – qoftë të shkollës së mesme, fakultetit, magjistraturës, apo doktoraturës. Ne sot kemi një inflacion titujsh akademik, por deficit të madh të vlerës akademike.

Kosovës i duhet një reforme e avansimit të sistemit tone të arsimit sipas programit të “Center for American Progress” (Qendrës Amerikane për Progres), ku të paktën dy nga shtyllat kryesore të programit do duhej implementuar menjëherë: zhvillimi dhe avansimi i vazhdueshëm profesional për mësimdhënësit, dhe ndërlidhja e programeve studimore me nevojat e tregut. Këtu e shtojmë edhe Fondin Nacional të Ekselencës, sipas modelit të Gjilanit, nga i cili do përfitonin financiarisht, si stimulim, talentët tanë të rinjë në shkencë, kulturë, sport, etj.

Unë besoj se Kosova mund ta përmirësojë cilësinë e arsimit. Kosova mund të shkelqejë në PISA. Kosova mund dhe do të ketë arsim që edukon breza të tërë./Infosot/

Autori është kandidat i LDK’së nga Gjilani për deputet në Kuvendin e Republikës)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Covid-19, masa kufizuese të riforcuara në Gjermani

​Covid-19, masa kufizuese të riforcuara në Gjermani

​Borrell para fillimit të dialogut Kosovë-Serbi: BE ka marrë në dorë timonin

​Borrell para fillimit të dialogut Kosovë-Serbi: BE ka marrë në dorë timonin

​Përurohet Qendra “Libart” dhe “Biblioteka Qarkulluese”

​Përurohet Qendra “Libart” dhe “Biblioteka Qarkulluese”

Kamerolli: Motiv të luftojmë për 12-shen më të mirë të Kosovës

Kamerolli: Motiv të luftojmë për 12-shen më të mirë të Kosovës

Pesë skuadra konfirmojnë pjesëmarrjen në kupa evropiane

Pesë skuadra konfirmojnë pjesëmarrjen në kupa evropiane

​Hoti: Presim të punojmë me Qeverinë e re të Maqedonisë, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët

​Hoti: Presim të punojmë me Qeverinë e re të Maqedonisë, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët

Kurti: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat

Kurti: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat

94 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore dhe 8 viktima

94 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore dhe 8 viktima

​Shet pronën e huaj në vlerë 203 mijë euro, arrestohet

​Shet pronën e huaj në vlerë 203 mijë euro, arrestohet

​Një muaj paraburgim ndaj tre të pandehurve për sulm ndaj policëve

​Një muaj paraburgim ndaj tre të pandehurve për sulm ndaj policëve

​Likaj e Shahini dakordohen për harmonizimin e planeve për fillimin e vitit të ri shkollor

​Likaj e Shahini dakordohen për harmonizimin e planeve për fillimin e vitit të ri shkollor

​Banka Botërore mbështet ministrin Reçica për reformat e ndërmarra

​Banka Botërore mbështet ministrin Reçica për reformat e ndërmarra

​Malisheva edhe një ditë pa raste të reja me Covid-19

​Malisheva edhe një ditë pa raste të reja me Covid-19

​Veliu në AKSP, ndjek nga afër trajnimet e kadetëve policorë

​Veliu në AKSP, ndjek nga afër trajnimet e kadetëve policorë

Specialja e nis intervistimin, Presidenti nuk deklarohet për media

Specialja e nis intervistimin, Presidenti nuk deklarohet për media

Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar për tri vepra penale

Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar për tri vepra penale