Follow Niset drejt Turqisë vogëlushja që dogji 70% të trupit në tenxheren me qumësht

E publikuar: 13/07/2017 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është nisur sot drejt Turqisë për mjekim të specializuar, vogëlushja e cila pak ditë më parë ra në një tenxhere me qumësht të valuar, duke u djegur në 70% të trupit të saj.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka marrë përsipër kujdesin e saj shëndetësor.

“Vogëlushja në rrezik për jetën nga një djegie e rëndë u nis me avion-ambulancë drejt një klinike të njohur në Stamboll. Lutemi që të kthehet shëndoshë e mirë”, shkruan Rama në Facebook.

Vogëlushja 2-vjeçare nga Peqini Altea Jubi, u dogj në pjesën më të madhe të trupit pasi ra në një tenxhere me qumësht të valuar.

Kryeministri Edi Rama, pasi u njoh me rastin e vogëlushes që ka prekur opinionin publik, ka kërkuar informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të saj, pas të cilit është kujdesur për t’i siguruar një kurim më të specializuar të menjëhershëm.

Deputetja e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastarliu, vizitoi dje 2-vjeçaren, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku konfirmoi se është siguruar transportimi i saj në një klinikë të njohur për trajtime të tilla në Turqi.

Gjendja e vogëlushes paraqitet e rëndë, ndaj u mundësua edhe ndërhyrja sa më e shpejtë për t’i shpëtuar jetën.