Fluturon për herë të parë aeroplani më i madh në botë

E publikuar: 13/04/2019 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroplani më i madh në botë fluturoi ditën e Shtunë për herë të parë. Avioni peshon 226 ton dhe ka një shtrirje të krahëve prej 117 metra dhe është dizajnuar për të lançuar raketa në orbitë nga ajri.

Fluturimi inaugurial zgjati vetëm pak orë. Avioni është dizajnuar të fluturojë në lartësi prej 10668 metrash ku mund të lëshojë raketat të cilat ndezin motorët dhe drejtohen për në orbit.

Në këtë fluturim nuk pati një lëshim rakete por kompania tashmë ka një konsumator të quajtur Northrop Grumman i cili do të përdorë avionin e Stratolaunch për të dërguar raketat Pegasus XL në hapësirë.

Fluturimi i sotëm erdhi tre muaj pasi Stratolaunch shkurtoi 50 vende pune dhe anuloi përpjekjet për të ndërtuar raketat vetjake.

Fillimisht kompania kishte në plane të ndërtonte një suitë të tërë raketash përfshirë një avion hapësinore. Ndryshimi i planeve mësohet të ketë ardhur pas ndarjes nga jeta të bashkëthemeluesit të Microsoft Paul Allen i cili startoi Stratolaunch në 2011.

Për të ndërtuar këtë avion janë bërë me dhjetëra testime në vitet e fundit. /PCWorld Albanian