Fluturime për në Kosovë nuk do të ketë edhe 10 ditë

E publikuar: 29/03/2020 07:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Linjat e udhëtimit ajror dhe tokësor për në Kosovë do të vazhdojnë të jenë të pezulluara deri më 6 prill.

Kjo u vendos në mbledhjen e 18-të të qeverisë në detyrë të Kosovës, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, si masë për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Qeveria në detyrë vendosi që vendimi i marrë më 11 mars të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Në vendimin e 11 marsit, përveç të tjerash u vendos “Pezullimi i përkohshmë i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm”.