Fluturakja që “çmendi” Serbinë shitet edhe në Kosovë (Foto + Video)

E publikuar: 20/03/2015 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lloje të fluturakes që valoi flamurin e Shqipërisë Natyrale mbi stadiumin e “Partizanit” në Beograd, tani mund të gjeni edhe në qytetin e Prishtinës.

Çmimet e kësaj fluturakeje sillen prej 400 deri 650 euro, tregojnë për “Zërin” tregtarët prishtinas, duke shtuar se ka edhe prej atyre të cilat kanë të vendosura kamera.

Vlen të theksohet se muaj më parë në derbin futbollistik ndërmjet Prishtinës e Besës, tifozit “Plisat” lansuan mbi stadium një dron, me të cilin i bën thirrje gjithë Kosovës për t’i bojkotuar produktet e Serbisë, e cila po fiton shuma marramendëse të parave prej shqiptarëve, ndaj të cilëve ashiqare shprehu urrejtje.

Image
Image
Image