Fluturaket ushtarake vietnameze, fluturuan mbi ‘kokat’ e motoçiklistëve para se të aterrojnë (Video)

E publikuar: 18/10/2018 05:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të pranishmit në një rrugë në Hanoi të Vietnamit, mbetën të habitur me tri fluturake ushtarake vietnameze, që fluturuan tepër ulët.

Madje, disa thonë se ato lëvizën mbi kokat e motoçiklistëve, para se të aterrojnë në aeroportin Gia Lam, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet pse është kryer kjo manovër e rrallë, apo çfarë rruge kanë ndjekur, pasi do duhej të lëviznin në lartësi shumë më të madhe. Njëra prej fluturakeve, e ka bërë edhe një xhiro në ajër, pasi dështoi të aterronte si dy të tjerat.

Që të tri fluturaket, i përkasin kohës së luftës që është zhvilluar në atë shtet dhe konsiderohen të vjetra për këtë kohë. /Telegrafi/