Fluks i madh i bashkatdhetarëve drejt Kosovës

20.12.2020 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Fluks i madh i bashkatdhetarëve drejt Kosovës

Një numër i bashkatdhetarëve të cilët ia kanë mësyrë Kosovës, edhe sot janë teksa presin nëpër pikat kufitare. Derisa në kufirin Kroaci-Serbi, kolonat ishin deri në 8 kilometra, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, pritjet ishin mbi tri orë.

Numër i madh i autobusëve është parë teksa hynin në vendin tonë edhe në mbrëmje. Ardhjet e mërgimtarëve në mbrëmje u panë edhe në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Teksa ishin rreth 50 qytetarë të cilët për shkak të pandemisë pritnin të afërmit e tyre jashtë aeroportit.

Ata që kishin ardhur, përkundër pandemisë me koronavirus, shprehen të lumtur që kanë ardhur në Kosovë.

Mërgimtari nga Gjermania, Demë Dreshaj ndihet i lumtur që ka ardhur në Kosovë.

Dreshaj: Ia vlen me çdo çmim të vizitohet Kosova

Video:

“Ndihemi shumë të lumtur të vijmë në shtetin dhe vendin tënd. Ia vlen me çdo çmim”, shprehet Dreshaj.

Ndërsa, mërgimtari tjetër Armend Nikqi thotë për KosovaPress se ka dy vjet që nuk ka mund të vijë në Kosovë.

Nikqi: Që dy vjet nuk kam qenë në Kosovë

Video

“Mirë shumë, ia ka vlejtur. Që dy vjet (s’kam ardhur). Kam bërë përpjekje, por kemi pasur disa ndalesa dhe nuk kemi mund të vijmë”, ka thënë Nikqi.

Ndërsa një qytetar tjetër, Qendrim Palatani ka thënë se çdoherë ja vlen me e vizituar Kosovën.

Palatani: Ndihem mirë që kam ardhur në Kosovë

Video:

“Shumë mirë po ndihem, ia vlen çdoherë për të ardhur në Kosovë”, ka thënë Palatani.

Edhe qytetari tjetër që erdhi sot nga Gjermania, Atdhe Palatani thotë se që një vit nuk ka ardhur në Kosovë, dhe ndihet i lumtur që pati mundësi të vijë.

Palatani: Kam ardhur prej Shtutgartit, ndihem shumë mirë

Video:

“Super, prej Shtutgardit”, ka thënë Palatani.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë edhe zyrtarët e aeroportit lidhur me numrin e fluturimeve të realizuara gjatë ditës së sotme dhe numrin e udhëtarëve, por ata nuk ishin të qasshëm.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dje përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur që vetëm ditën e djeshme në Kosovë kanë arritur mbi 9 mijë bashkatdhetarë dhe janë realizuar gjithsej 35 fluturime komerciale.

Ndryshe, qytetarët tanë nga diaspora, të cilët kanë marrë rrugën për Kosovë, për të kaluar pushimet, nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen testit PCR, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm ata që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e klasifikuara me “rrezik të lartë” sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Prandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC).

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë bërë të ditur se qytetarët nga diaspora mund të hyjnë brenda territorit të Kosovës pa qenë të obliguar që të testohen dhe të kenë një test PCR negativ.

Asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrfarë karantine apo izolimi 14 ditorë, ndërsa ata që vijnë nga shtetet e klasifikuara me rrezik të lartë dhe që nuk kanë vendbanim në Kosovë, duhet të qëndrojnë për 7 ditë në vetizolim, si masë parandalimi kundër përhapjes së virusit. /B.Hajdari/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Përfaqësuesit e Luginës të përçarë, Ragmi Mustafa i thotë Shqiprim Arifit “mos iu zgërdhij Vulinit”

Përfaqësuesit e Luginës të përçarë, Ragmi Mustafa i thotë Shqiprim Arifit “mos iu zgërdhij Vulinit”

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Rishfaqet Shefqet Krasniqi ka një kërkesë për Kurtin e Osmanin

Rishfaqet Shefqet Krasniqi ka një kërkesë për Kurtin e Osmanin

Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45

Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45

Qeveria e Kosovës vendos masat e reja anti-Covid-19

Qeveria e Kosovës vendos masat e reja anti-Covid-19

Vonesat me sigurimin e vaksinave, ministri Vitia e fton në takim Bekim Haxhiun e PDK’së që tha se ka kontakt me një kompani

Vonesat me sigurimin e vaksinave, ministri Vitia e fton në takim Bekim Haxhiun e PDK’së që tha se ka kontakt me një kompani

Rama në Kukës: Më mungon Thaçi, i dërgoj një përqafim, ja pse aeroporti quhet “Zayed”

Rama në Kukës: Më mungon Thaçi, i dërgoj një përqafim, ja pse aeroporti quhet “Zayed”

Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

Obradoviq: Dokumenti jozyrtar për ndryshimin e kufijve i jep karburant Kurtit

Obradoviq: Dokumenti jozyrtar për ndryshimin e kufijve i jep karburant Kurtit

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e  lajmeve të rreme

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e lajmeve të rreme

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

A do t’iu konfiskohet pasuria edhe qytetareve të zakonshëm me ligjin e ri?

A do t’iu konfiskohet pasuria edhe qytetareve të zakonshëm me ligjin e ri?

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Izraeli shfuqizon masën për vendosje të maskës në ambiente të jashtme

Izraeli shfuqizon masën për vendosje të maskës në ambiente të jashtme