Flori Mumajesi e Shkurte Gashi bashkojnë forcat

E publikuar: 19/04/2016 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Flori Mumajesi del të jetë nga emrat më të kërkuar nga artistët e skenës shqiptare.

Veç bashkimit të forcave me shumë këngëtarë duke sjell duete hite, Flori punon edhe në krijimin e këngëve për ta.

Një i tillë po ndodh së fundmi me Shkurte Gashin, e cila përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se është takuar me Florin për qështje pune.

Nuk dihet nëse dyshja do të vijnë me ndonjë bashkëpunim apo kënga e re e Shkurtës po punohet në studion e Mumajesit.

Kujtojmë se kohë më parë ata sollën këngën “Dashuria” në dy versione.