Florenzi: Roma do të jep gjithçka ndaj Shakhtati

E publikuar: 13/03/2018 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Romës, Alessandro Florenzi, premton se klubi italian do të jep gjithçka ndaj Shakhtar Donetskut në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Por, pavarësisht rezultatit në këtë ndeshje, italiani beson se sezoni nuk do të definohet nga kjo përballje.

Alessandro Florenzi gjatë një dueli me Alejandro Berenguer e Torinos (Foto: Getty Images)

“Nuk definohet sezoni, por ne e dimë që është një ndeshje e rëndësishme”, ka thënë Premium Sport.

“Nuk mund ta mohojmë, do jetë një ndeshje e rëndësishme dhe ne do të japim gjithçka në fushë, kualifikimi do të ishte një arritje e madhe për skuadrës dhe tifozët”.

“Unë dhe gjithë në Romë duam të bëjmë mirë, ne fitojmë dhe humbim, nga ata që luajmë e deri te ata në bankën rezervë. Por, duam të bëjmë një ndeshje të mirë”.

“Alisson? Duhet ta mbajmë atë të papunë, edhe pse ai mund të bëjë gjëra të mrekullueshme dhe këtë e ka treguar”, ka shtuar Florenzi.

Ndeshja e parë ka përfunduar 2-1 për klubin ukrainas. /Telegrafi/