Florentino Perez kërkon unitet dhe dashuri në klub, përqafohet me Iscon

E publikuar: 15/12/2018 04:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të premten, skuadrat e futbollit dhe të basketbollit, Real Madrid, kanë pasur një mbrëmje Krishtlindjesh, të ftuar nga Florentino Perez.

Pa harruar shijen e hidhur të humbjes ndaj CSKA , i pari i Los Blancos ka thirrur për unitet.

Perez përveç që kërkoi unitet, ishte i dashur dhe i afërt me lojtarët.

Pakënaqësia e tij është ende e qartë, me paraqitjet, por beson që ndërsa kundër Rayo Vallecanos, mund t’i ul pakënaqësitë.

Botërori për klub është afër dhe presidenti kërkoi që ekipi të jetë pozitivë.

Ai iu afrua Isco duke e ditur se mungesa e përqafimit ndaj tij do të shkaktonte bujë dhe do të ishte krye lajm për gazeta.

Ai i tregoi dashur lojtarit që po përjeton momentin e tij më të vështirë në ‘Santiago Bernebeu’.

Kryesia e klubit dhe Perez beson se Solari di t’i japë mesfushorit më shumë hapësirë dhe kohën e nevojshme për ta kthyer situatën në të mirë të tij.

Në fund secili nga lojtarët dhe anëtarët e stafit morën dhuratën nga e një iPhone./Telegrafi/