Florent Avdyli këshillon Gjilanin: Ejani si turist në Prizren

E publikuar: 28/04/2018 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liria është nikoqire e skuadrës së Gjilanit në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Njëri ndër futbollistët me formën më stabile, e që luan në mbrojtje dhe mesfushë, Florent Avdyli ka paralajmëruar skuadrën e Gjilanit, për ndeshjen e të shtunës.

“Gjilani është skuadër me kualitete. Por, këtë herë, ata në qytetin e Lidhjes, mund të vijnë në piknik ditor apo si turist, sepse pikët mbesin këtu”, ka thënë ai, duke apeluar tek tifozët për përkrahje korrekte.

Avdyli, ka shënuar tre gola deri më tani dhe që të triat me goditje nga distanca, pasi ka gjuajtje tejet të fortë e precize.

Prizrenasit zënë pozitën e katërt të renditjes tabelore me një pikë më shumë se rivalët e sotëm.

Kujtojmë se takimi mes këtyre dyja skuadrave luhet të shtunën në Prizren në ora 16.00. /Telegrafi/