Flokët e lagura i mbetën të ngrira, sapo doli në mot të ftohtë (Video)

E publikuar: 31/01/2019 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Taylor Scallon ka dalë prej shtëpisë së saj në Iowa të Shteteve të Bashkuara, për të parë se çfarë do t’ju ndodhë flokëve në mot ekstrem të ftohtë.

Me të hequr peshqirin, flokët iu ngrinë në çast dhe mbeten të ngritura lart, ndërsa shihej vetëm avull duke i dalë prej koke, transmeton Telegrafi.

“Ky është i ftohti që na ka përfshirë, gjithçka kthehet në akull” ka shkruar Scallon përbri pamjeve të shpërndara.

Megjithëse ky është një rast komik, si pasojë e këtyre temperaturave në atë shtet amerikan janë ndërprerë shumë shërbime dhe u anuluan shumë fluturime aeroplanësh. /Telegrafi/