Fletëarresti ndërkombëtar për Radojiçiqin- UNMIK s’tregon se a e ka kontaktuar Interpolin

E publikuar: 02/07/2019 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Misioni i OKB’së në Kosovë as nuk e ka konfirmuar e demantuar informacionin se ndaj Milan Radojiçiq është shpallur fletëarrest ndërkombëtar për shkak të dyshimeve se është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviq.

” Komunikimi ndërmjet UNMIK’ut dhe autoriteteve të Kosovës në lidhje me cështjet e Interploit si dhe ndërmjet UNMIK’ut dhe Interpolit është konfidencial. Pyetjet specifike në lidhje me fletëarrestet duhet t’ua drejtoni autoriteteve të Kosovës ose Interpolit” thuhet në një përgjigje të UNMIK për Zërin e Amerikës.

Mediat serbe kanë cituar prokurorin special Sylë Hoxhën i cili ka thënë se është shpallë fletëarrest intern ndaj Radojiçiq por se ai nuk dyshohet për vrasjen e Ivanoviq, por për një vrasje