Fletat e qepëve të reja nuk duhet t’i hidhni

E publikuar: 22/06/2019 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të vetive të tyre antiinflamatore fletat e gjelbra të qepëve të reja mund të lehtësojnë ftohjet, stresin dhe lodhjen.

Qepët e reja janë shumë të ushqyeshme dhe të pasura me vitamina dhe me minerale, të cilat ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Në përgjithësi ne kurrë nuk i përdorim fletat e gjelbra të qepëve të reja, për shkak se shumë nga ne nuk i dinë përfitimet shëndetësore që ato kanë.

Për shkak të vetive të tyre antiinflamatore fletat e gjelbra të qepëve të reja mund të lehtësojnë ftohjet, stresin dhe lodhjen.

Po ashtu ato ndihmojnë në rregullimin e presionit të lartë të gjakut dhe ulin nivelin e stresit.

Nëse keni fytin e skuqur ose keni kaluar një ftohje mund ta trajtoni atë me qepë të reja, xhenxhefil të bluar dhe me kripë. Përzieni të gjithë përbërësit dhe më pas vendosini në një peshqir. Mbështillini mirë dhe vendoseni në zonën e qafës.

Qepët e reja mund të ndihmojnë edhe në rast se keni këmbë të ënjtura.

Së pari, fërgoni qepët për disa minuta. Më pas vendosni ato në mikser derisa të krijoni një pastë homogjene. Këtë masë vendoseni në pjesën ku keni ënjtje. Kjo recetë konsiderohet që është një recetë shumë efektive dhe e vjetër tash e qindra vjet.