Flet troç Einxhel Shkira: “Tani dua të bëj lekë”

E publikuar: 06/05/2018 06:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo foli për televizionin, eksperiencën si modele, ashtu sikurse dhe për përfshirjen në biznes.

“Ka pasur shumë vajza që modelingun e kanë përdorur si një trampolinë për t’iu futur televizionit. Unë mendova se mund të ishte një mënyrë shumë e mirë, por kur e provova, thashë: Nuk mund ta arrij televizionin, kështu dhe u tërhoqa. Me pas ishte televizioni që më kërkoi mua. Para se të arrish televizionin është një ëndërr, por në momentin që je aty, fillon të mendosh më me këmbë në tokë. Televizioni ka vështirësitë e veta dhe kjo ka qenë një nga arsyet se përse u tërhoqa”,- tha Einxhel.
Objektivat e së ardhmes, Einxhel i ka shumë të qarta. Për momentin, ajo merret me biznes dhe këtë dëshiron ta vazhdojë, sepse ndjen se ky është një talent të cilin do ta vazhdojë gjatë: “Tani dua të bëj lekë” – thotë ajo troç.