Flet pronari i kamionit të Kosovës që u sulmua pak çaste më parë në Serbi

E publikuar: 04/03/2016 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kamion me targa KS që po barte misër nga Serbia në Kosovë është sulmuar nga një grup serbësh në Krushevc të Serbisë.

Kamioni i kompanisë Al-Meriqi nga Rahoveci tashmë ndodhet në Merdare.

Bashkëpronari i saj, Ardijan Danuza thotë për lajmi.net se ngasësi i kamionit nuk ka lëndime serioze por kanë dëme dhe frikë.

Ai është në kontakt të vazhdueshëm me personat që po bartnin mallin dhe thotë se do të ngritin padi ndaj Vetëvendosjes.

“Kjo është tregti. Ajo që ka bërë Vetëvendosje nuk është në rregull, qe pasojat. Ata kanë mujt me mbyt dikë duke sulmuar meqë e kanë bërë si hakmarrje ndaj Vetëvendosjes”, thotë Danuza.

Kamioni është sulmuar me magnete të zërueseve së veturave, e sipas shoferit të kamionit, Policia serbe kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë marr magnetët në kërkim të shenjave të gishtërinjve, raporton lajmi.net

Dëmet materiale dhe frika tashmë kanë prekur këtë kompani, ndërsa ngasësin e kamionit e kanë goditur në sy edhe copëzat e xhamave të thyer.

“Pse me ba kësi gjërash Vetëvendosje, me ba me mbyt dikush dikë në Serbi kush jep përgjegjësi”, thotë Danuza./ Lajmi.net/