Flet më në fund Altin Basha: Kush do prezantojë Portokallinë dhe e vërteta e çështjes së Florit

E publikuar: 30/09/2017 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Top Show, Basha ka konfirmuar se spektakli do vazhdojë dhe do të prezantohet nga Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi, bashkëpunimi me të cilët ka rezultuar i kënaqshëm dhe do të vijojë dhe këtë sezon.

“Për momentin jemi shumë mirë me prezantuesit që kemi, Xhemi do jetë dhe aktore. Eksperienca jonë me të si aktore ishte e kënaqshme prandaj do të vazhdojë,” shpjegon Basha. Dhe sigurisht s’mund t’i shpëtonte pyetjeve rreth largimit të bujshëm të Florian Binajt.

“Flor Binaj gjithmonë ka qenë i kthyer. Kjo puna e thashethemeve ekzagjerohet gjithnjë në media. Flori është aktor që karrierën e ka nisur, ndërtuar kulmuar në Top Channel, ai është aktor dhe scenarist që e ka gjetur veten në të gjitha dimensionet e këtij formati.” Dhe të dielën të gjithë do të rikthehen në Portokalli, në një skenografi të re, tërësisht ndryshe nga ajo që kemi parë gjithë këto vite.