Flet i dashuri i gazetarës së vrarë: E putha për herë të fundit, dhe nuk e pashë më

E publikuar: 28/08/2015 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mëngjesin e së mërkurës Chris Hurst e puthi për herë të fundit të dashurën e tij Alison Parker, kur ajo u nis në punë në televizionin amerikan WDBJ, ku ajo punonte. Ishte kjo hera e fundit që ata panë njëri-tjetrit: Parker, së bashku me kameramanin Adam Ward u qëlluan fatalisht nga një ish-koleg i tyre gjatë një interviste në transmetim të drejtpërdrejtë.

Tash, Hurst, dhe një gazetare tjetër në televizionin ku ish e dashura e tij Parker punonte po flasin për dashurinë që këta dy kishin për njëri-tjetrin, dhe karrierën premtuese që u vra në fillimet e saj, transmeton Indeksonline. Hurst, pas vdekjes së saj nëpërmjet një postimi në Facebook zbuloi se ata dy vetëm sa kishin filluar të jetonin së bashku dhe sa shumë duheshin.

“Ajo ishte gruaja më rrezatuese që kam takuar ndonjëherë. Dhe kush e di se për çfarë arsye, ajo më ka dashur shumë”, kishte shkruar Hurst në Facebook, transmeton Indeksonline.

Ata po dilnin tash 9 muaj, dhe sapo kishin filluar të jetojnë së bashku. “Kanë qenë 9 muajt më të mirë në jetë për ne”, ka shkruar në Facebook Hurst. Ata dy ishin njohur në punë dhe kishin filluar një lidhje.

 

“Një zë më erdhi në vesh dhe më tha: “Chris, nëse nuk e lut atë për të dalë, nëse nuk bën diçka do të pendohesh për të gjithë jetën’”, ka thënë ai për NBC Neës. Chris e kishte ftuar atë për të dalë në prag të festës së Vitit të Ri. “U dashuruam aq shumë në njëri-tjetrin. Gjetëm shpirtrat binjakë”, ka thënë Chris më tej për NBC News.

24-vjeçarja ka qenë një reportere ambicioze dhe rritej vazhdimisht në pozitë. Së fundmi ajo ka qenë duke punuar në një projekt special mbi abuzimin me fëmijë .

Reporterja Alison Parker dhe Adam Ward, kameraman, u vranë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë mëngjesin e së mërkurës në Moneta të Virgjinias.

Momenti i vrasjes së Parkerit dhe Warderit