Flet Granit Xhaka, pas barazimit me Juventusin

E publikuar: 21/10/2015 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Granit Xhaka është deklaruar i lumtur me pikën që skuadra tij, Borussia Monchengladbach, ka arritur të marrë në Itali, te Juventusi, pas barazimit 0:0.
“Ne jemi të lumtur me këtë pikë. Është pika jonë e parë në Ligën e Kampionëve, që është diçka pozitive për ne”, tha fillimisht Xhaka, transmeton Indeksonline.
“Ne luajtëm mirë, dhe e merituam këtë pikë”, shtoi Xhaka.
Barazimi i Monchengladbach te Juventusi, i dhuroi pikën e parë skuadrës së Xhakës në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/