Flet emigranti 18 vjeçar i burgosur në Hungari: Po trajtohemi si kafshë (Video)

E publikuar: 09/03/2015 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bleron Olluri ka 18 vjet dhe është nga Lipjani. Tash 23 ditë ai po qëndron i mbyllur në burgun e Nyirbatorit në Hungari. Bleroni tregon që se bashku me të janë rreth 50 kosovarë të tjerë.
Lexo më shumë në:

Ata kanë një trajtim të keq nga gardianët e burgut. Gjatë tërë ditës qëndrojnë të mbyllur, ndërsa kanë vetëm një orë mundësi të dalin në oborr i cili është i rrethuar. Bleroni rrëfen se në këtë burg ka edhe të sëmurë dhe ata nuk marrin trajtim mjekësorë. Ky i ri ka kontaktuar edhe me ambasadën e Kosovës në Hungari, por sipas tij ata nuk i kanë dalë në ndihmë dhe nuk kanë qenë në gjendje as t’u a dëgjojnë vuajtjet dhe mundimet qe po i kalon ai me kosovarët e tjerë në këtë burg. Këta të burgosur tash 2 ditë janë në grevë.

Bleroni thotë se ata fyhen e shahen çdo ditë nga rojat e burgut. Në këtë burg sipas Bleronit ka pasur edhe familjarë, gra e fëmijë, shumica janë larguar por beson se kanë mbetur edhe disa familje./Express/