Flet dëshmitari që e shpëtoi viktimën brenda banesës që po digjej në Ulpianë

E publikuar: 18/10/2019 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka marrë djegie të rënda nga zjarri që shpërtheu sot në një banesë në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Dëshmitari Diamant Jusaj, i cili e shpëtoi personin që kishte marrë djegie të rënda, tregon për ngjarjen.

Ai thotë se e ka thyer derën e banesës dhe ka hyrë brenda për t’i dhënë ndihmën.

“Na lajmëroi një grua prej katit të katërt, kam tentuar të shkoj dhe t’i ndihmoj, e kam thyer derën e banesës. Personi vetëdije ka pasë, e kem qetësuar, frymëmarrjen e ka pasë në rregull. Dera e banesës ka qenë e plastikës dhe tymi ka dalë lart. Personi ka qenë i lënduar, ka qenë i djegur”, tha Jusaj.

Kujtojmë, se gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e djegies së banesës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ata kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëgjesit, teksa gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohe që 5 te tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi)”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq nuk dihen shkaktarët e zjarrit. /Lajmi.net/