Flet babai i ushtarit të dezertuar

E publikuar: 17/11/2017 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Flet për herë të parë babai i një nga ushtarëve të dezertuar në Londër, Aleksandër Shkulakut. Babai është shprehur se i biri ka bërë një veprim të nxituar dhe i bën atij thirrje që të kthehet dhe të japë kontributin për vendin.

“Djali bëri një veprim të nxituar. Ai merrte nga 290-315 lekët të vjetra në muaj. Trajtimi finaciar i djalit ka qenë shumë i vogël. Aleksandri na ndihmonte edhe ne financiarisht. Kishim dijeni që Aleksandri ishte në Angli, por nuk kishim folur. Djali im shkeli mbi vendin e tij, përarsye ekonomike. Të vijë këtu të japë kontributin për vendin. ”, është shprehur i ati i ushtarit Shkulaku për news 24.

Katër komando të Forcave Speciale shqiptare janë arratisur në Londër, ku ndodheshin për një trajnim por nuk janë kthyer më në atdhe.

Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit tetor kur Komandot kanë humbur kontaktet dhe dyshohet të jenë arratisur në Britaninë e Madhe.

Sakaq, newsbomb.al shkroi se Ministria e Brendshme ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e ushtarëve ndërsa policia londineze është vënë në kërkim të tyre.