Flet aktorja: I dashuri nuk bëhet xheloz, filmat i shohim bashkë!

E publikuar: 18/07/2018 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, në “Report Tv”, aktorja e ëmbël ka folur për projektet e saj të reja në karrierë. Pas suksesit që pati filmi komedia “Femrat”, Enxhi u bë pjesë e filmit të parë horror “Bloodlands”. Ajo ka rrëfyer vështirësitë e skenave të nxehta dhe pjesëmarrjen si personazh i frikshëm.

Unë e kam pasion aktrimin dhe nuk e bëj për biznes. Më pëlqen që isha pjesë e një eksperience unike, duke shtuar edhe faktin që është filmi i parë horror shqiptar. Më vjen mirë që u përzgjodha unë për të qenë pjesë e këtij filmi, dhe shpresoj të kem sërish një tjetër rol ku të shihem si ‘personazhi i frikshëm.

E pyetur nëse ka një të dashur dhe si ka reaguar ai për skenat ‘hot’ në të cilat e ka parë aktoren, Enxhi është shprehur se ai është një tip shumë i hapur, shkruan Shqiptarja.com.

Ai është i një fushe tjetër, merret me marketing, por konsultohemi të dy për punët tona. Ai është shumë i thjeshtë, i përshtatshëm me mua dhe nuk e ka problem këtë gjë. Madje edhe nëse ulemi dhe shohim bashkë filmin, ai e kupton që aktrimi do më ndjekë gjithmonë, që përveç pasionit është puna ime. Nuk do rrija dot me dikë që nuk është si ai.

Më tej Enxhi tregoi se aktualisht po punon në radio dhe po punon për të sjellë një projekt në televizion.